Loading...

Arrestohet korrieri vlonjat i drogës

Po udhëtonte me një ngarkesë droge me vete, por është ndaluar rastësisht nga policia, për tu vënë më pas në pranga.

Policia italiane ka arrestuar një korrier shqiptar droge, banues në Vittoria, i cili transportonte 35 kile hashash.

Krenar Neziraj, 49 vjeç nga Vlora, u ndalua për një kontroll të makinës së tij, Fiat Croma, dhe në momentin e parë u përpoq të largohej, çka solli ndërhyrjen e skuadrës së lëvizshme.

Kontrolli i makinës zbuloi një hapësirë të modifikuar, në të cilën ishin fshehur 34 pako hashashi me peshë mbi një kile.

E ndarë në doza, droga do të vlente 350 mijë euro.

Ndërkaq bëhet e ditur se Neziraj, me leje qëndrimi të rregullt në Itali, nuk ka pasur precedentë penalë./syri.net

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com