Loading...

Arrestohen dy shtetas, ndihmuan 7 të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit

Tentojnë të japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të 7 shtetasve të vendeve të treta, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar.

Nga specialistët e Seksionit kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune hetimore të mirëorganizuar bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, u arrestuan në flagrancë  dy shtetas.

Këta shtetas, u kapën duke tentuar që në bashkëpunim me njëri – tjetrin, t’u japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, 7 shtetasve të vendeve të treta, të cilët u konstatuan brenda një tuneli tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Materialet proçedurale në ngarkim të të dy shtetasve, u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit ” kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 298/2 – 25 i Kodit Penal./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com