Një gangster famëkeq është arratisur me helikopter nga një burg në rajonin e Parisit.
Lajmi konfirmohet nga autoritetet franceze.
Mësohet se Redoine Faid shpëtoi pasi tre bashkëpunëtorë të armatosur zbritën helikopterin në oborrin e burgut.
Faid dhe bashkëpunëtorët e tij u arratisën nga oborri i burgut, i cili ishte i pambrojtur, pa lënduar asnjërin, njoftoi raporti francez i lajmeve Europe 1.
Faid është një kriminel i njohur në Francë, pasi është burgosur për një sërë grabitjesh.
Në vitin 2009 ai shkroi një libër për përvojat e tij të rritjes në rrethinat e krimit të Parisit dhe “u diplomua” me jetën e krimit.
Ai pretendonte se e kishte harruar vesin, por në vitin 2010 u përfshi në një grabitje të dështuar, ku vrau një oficer policie komunal.
I dënuar për këtë krim, Faid po vuante dënimin 25-vjeçar në burgun Seine-et-Marne. Faid është arratisur edhe më parë nga paraburgimi.
Në vitin 2013, ai u arratis më pak se gjysmë ore pasi mbërriti në një burg në Francën veriore, duke marrë katër roje peng si mburoja njerëzore dhe duke shkatërruar një numër dyersh.