Pas tre muajsh operacionesh patrullimi në Detin Egje anija ushtarake shqiptare “Butrinti” është kthyer në bazën e Pashalimanit. 21 ushatarakët e saj që morën pjesë në dhjetera operacione shpëtimi, u priten me të gjitha nderet në një ceremoni zyrtare organizuar në Bazën e Pashalimanit.
“ Kemi shpëtuar 36 persona të grupmoshave të ndryshme të cilët vinin nga vendet afrikane në drejtim të vendeve të BE” tha kapiteni i rangut të tretë Taulant Bako. Anija shqiptare qëndronte në krah të anijeve greke dhe flotave të tjera të cilat patrullonin çdo ditë në ujrat e Egjeut dhe jepnin ndihmesën e tyre në aksionet kundër trafikimit të klandestinëve.