Loading...

Anija me 56 sirianë dhe irakienë “pushton” brigjet e vendit fqinj, mediat italiane: U nis nga Shqipëria!

Një anije me 56 emigrantë ka zbarkuar ditën e djeshme në brigjet e Italisë. Siç raportojnë mediat vendase, autoritetet italiane dyshojnë se anija kishte origjinë Shqipërinë.

Grupi i emigrantëve zbarkoi në plazhin e Isola Capo Rizzuto, me një anije të gjatë 16 metra, pa u shënjuar nga autoritetet italiane. Më pas, ata u ndihmuan dhe u shpëtuan nga rojet bregdetare dhe pushuesit.

Ndërmjet emigrantëve ishin 39 burra, 6 gra dhe 11 fëmijë. Aksionit më vonë iu bashkua Kryqi i Kuq Italian dhe Policia e Shtetit.

Midis emigrantëve ishte edhe një i porsalindur, ndërsa shumë prej tyre kanë arritur të lodhur dhe të dehidratuar. Mediat italiane e përshkruajnë zbarkimin e emigrantëve në brigjet e Kalabrisë si një garë të vërtetë solidariteti. Dje, njerëzimi i popullit mbizotëronte mbi gjithçka.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com