Loading...

Anija “Butrinti” shpëton gomonen me 41 emigrantë sirianë në Egje

Anija “Butrinti” e Forcës sonë Detare që shërben në operacionin e NATO-s në detin Egje, shpëtoi një gomone të tejmbushur me emigrantë.

Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet një njoftimi konfirmoi se operacioni humanitar që kanë ndërmarrë Forcat Detare shqiptare për shpëtimin e jetës së emigrantëve, ka qenë i suksesshëm duke shpëtuar dhjetra emigrantë, ndër to gra dhe fëmijë.

Forcat e Armatosura deklaruan se janë 41 emigrantë sirianë, nga të cilët 10 fëmijë, 7 gra, 2 prej tyre shtatzënë iu dorëzuan një anijeje të Frontex, ndërsa anija Butrinti vijon patrullimin në zonën e saj të përgjegjësisë.

Po ashtu, thuhet se stina e verës krijon kushte për lëvizje më të mëdha të emigrantëve, ndërsa anija “Butrinti” vazhdon patrullimin.

Me ngrohjen e motit shtohet edhe fluksi i emigrantëve që tentojnë të kalojnë nga brigjet turke në ato greke. Shpesh duke rrezikuar jetën, pasi lundrojnë në kushte të papërshtatshme./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com