Kryeatri i Partisë Agrare, ka komentuar idenë e hedhur për djegien e mandateve.
I ftuar në studion e “5 pyetje nga Babaramo”, Duka ka sqaruar arsyet pse opozita nuk po e bën një gjë të tillë.
Sipas tij, kjo do të silltë zgjedhje të parakoshme, për të cilat opozita nuk është ende gati.
“Që të djegim mandatet duhet të kalojmë në zgjedhje të parakohshme. Kjo nuk do ti hynte në punë opzoitës. Ne duhet të bëjmë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme”, është shprehur Duka.
Ndër të tjera ai ka thënë, nëse vendi do të shkonte në zgjedhje të parakoshme, opozita do të kishte të njëjtin fat si në 2017-ën./korrieri