Dëshmitarët okularë rrëfejnë se drejtuesi i motorit ka ‘fluturuar’ në ajër dhe më pas ka rënë mbi asfalt. I aksidentuari është një 21 vjeçar nga Gjashta e Sarandës me iniciale A.Gj. Menjëherë është dërguar për në spitalin e Sarandës nga ku mësohet se është në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve të marra. Për drejtuesin e automjetit nuk paraqitet asnjë problem.
Në vendin e ngjarjes është edhe policia që ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Sarandaweb