Loading...

Ai peshonte aq shumë, sa që mjekët mendonin se peshorja ishte thyer. Këto fotografi do t’ju zbukurojnë ditën

Një nga dhuratat më të bukura që Zoti i jep një çifti, është fryti i dashurisë së tyre, një fëmijë. Por ne nënat mund të themi se përveçse është përvoja më e bukur e jetës sonë, është edhe më e dhimbshmja. Për fat të mirë, në sajë të mjekësisë moderne, ka metoda që na ndihmojnë për të lehtësuar dhimbjen tonë.

Protagonistja e kësaj historie, e quajtur Whitney, kur zbuloi se ajo ishte shtatzënë përsëri, ishte tashmë e përgatitur për një process të komplikuar, sepse kështu kishte ndodhur edhe me tre fëmijët e saj të mëparshëm.

Këtë herë, megjithatë, ajo nuk e dinte se fëmija që mbante ishte një surprizë e madhe për të.

Kjo nënë nuk ishte në gjendje të lindte me një lindje natyrale, por duhej të përdorte një seksion cezarian, shkruan ShkodraNews. Pasi fëmija i saj doli në dritë, ajo dhe mjekët, duke e parë atë, e kuptuan arsyen për një vështirësi të tillë.

I porsalinduri ishte aq i madh sa një fëmijë gjashtëmujor, peshon 7,711 kg. Kur u lind Ëaylon, infermierët e pranishëm gjatë lindjes duhej ta vendosnin atë në peshore për të marrë një matje të saktë. Ata duhej ta përsërisnin procesin tri herë, sepse asnjëri prej tyre nuk mund t’i besonte syve.

Të gjithë mendonin se peshorja ishte thyer.

Sot fëmija është shëndoshë e mirë, ai është një fëmijë absolutisht i shëndetshëm dhe i lumtur …

Dhe mbi të gjitha, i bukur! /Përshtati: ShkodraNews

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com