Një aksident tragjik ndodhi të dielën në Suharekë, ku nga përplasja e një makine me një autobus u shua një familje e tërë, prindërit dhe dy fëmijët e mitur.
Dy fëmijë, një çift bashkëshortor dhe nëna e burrit i cili ishte duke drejtuar mjetin kanë vdekur në aksidentin që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Prizren.
Telegrafi ka raportuar se të njëjtës familjeje, e njejta ngjarje e rëndë iu kishte ndodhur edhe para 29 viteve.
Telegrafi mëson se babai i viktimës J.S, sëbashku më dy vëllezërit e tij kishin vdekur në një aksident komunikacioni në rrugën e Duhles.