Loading...

Agim Sulaj rikthehet me ekspozitë personale në Vlorë

Artisti i njohur Agim Sulaj rikthehet në qytetin e Vlorës këtë herë me një ekspozitë personale. Ekspozita është çelur në ambientet e Bashkisë në Vlorë gjatë fundjavës.

Në inagurimin e ekspozitës ishte i pranishëm kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli. Ekspozita përmban rreth 30 punime të temave të ndryshme. Peizazhe e portrete nga heroi kombëtar Skënderbeu, punime me figurën e Ali Pashës, etj.

Nga lojërat e shpenguara të fëmijërisë te deti e gurët e qytetit të mrekullueshëm të Vlorës, i cili ka qenë shkolla e parë ku artistit Agim Sulaj ka edukuar artin e tij, dhe jo vetëm pikturën, por dhe karikaturën. Të gjitha fillesat artistike të autorit kanë lindur në këtë qytet.

Në këtë ekspozitë bën pjesë dhe një variant i ri i tablosë së njohur të autorit, e cila ndodhet prej gati 30 vjetësh në muzeun e Ali Pashë Tepelenës në Janinë.

Agim Sulaj piktor e karikaturist shqiptar, 19 vjeç fiton çmimin e tij të parë në një konkurs satire dhe humori të organizuar nga “Hosteni”. Në vitin 1985 diplomohet në Universiteti i Arteve në Tiranë, dhe gjatë shkollës e më pas, punon te “Hosteni (revistë)”, e vetmja revistë satirike kohës, për aq satirë që mund të bëhej asokohe. Trajton gjithnjë tema shoqërore, subjektet e para trajtojnë servilizmin, thashethemet etj.

Në vitin 1990 shkon në Ankara të Turqisë me veprën tij “Valixhja e emigrantit” punim i vitit 1989, dhe fiton çmimin special në “Aydin Dogan International Cartoon Competition”. Në vitin 1992 hap një ekspozitë Rimini e në vitin 1993 një tjetër në Provinca Brindisi.

Ka ekspozuar dhe është vlerësuar jo vetëm në të katër anët e Italisë, por edhe në Greqi, Amerikë, Turqi, Belgjikë, Francë, Azerbajxhan, Kinë, Iran, Hungari, Poloni,  etj.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 10 gusht për artdashësit./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com