Loading...

80-vjeçari braktiset prej 10 vitesh nga fëmijët, askujt nuk i bie në mend për të

Fiqiri Qyrfyçi është 80-vjeç dhe prej gati 10 vitesh është braktisur nga familjarët e tij, bashkëshortja, djali dhe dy vajzat.

Ai jeton në lagjen numër 6 në qytetin e Durrësit, tërësisht i vetëm pa asnjë të ardhur dhe pa asnjë njeri që t’i trokasë në derë për ta parë si është dhe në është a s’është më gjallë.

Janë banorët e lagjes ata që e ndihmojnë të mbajë frymën gjallë, ndërsa nuk dihen shkaqet e braktisjes së të moshuarit fëmijët e tij.

Ai tregon për emisionin “Boom” se dy vajzat janë me shkollë të lartë, ndërsa i biri nuk jeton në qytetin e Durrësit.

Veç apelit për ndihmë për të moshuarin, fqinjët ankohen se Fiqiriu prej vitesh as nuk lahet, as nuk pastrohet, në banesën e tij nuk ka as ujë e as drita.

Siç mund të vihet re nga pamjet, gratë e kanë të vështirë të flasin normalisht dhe qetësisht, për shkak të erës së keqe që vjen nga banesa e 80 vjeçarit.

Ato thotë “U qelbëm, na mbyti pislliku” dhe kërkojnë zgjidhje për këtë problem.

Edhe pse kanë shkuar vetë e janë ankuar në bashki e në institucione të tjera për fqinjin e tyre të lënë në mëshirë të fatit e mes mbeturinave në banesën e madhe, përgjigja që u është dhënë, është se ka fëmijë dhe duhet të kujdesen ata për të moshuarin, e jo shteti.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com