Loading...

50 milionë dollarë investime në rrugët rurale, impakt në zhvillimin e agroturizmit

Në Kuvend ka mbërritur projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së huasë me vlerë 50 milionë dollarë, me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim e Zhvillim (BERZH), që do të përdoret për rehabilitimin e rrugëve rurale që lidhin fshatrat me qendrat bujqësore, agrobizneset dhe të turizmit.

Sipas relacionit që shoqëron këtë projektligj, nevoja për investime lind referuar problematikave infrastrukturore dhe nevojës për përmirësim në rrugët lidhëse rajonale, potencialit turistik që kanë zonat e projektit, si dhe vlerësimit të prioriteteve të qeverisë shqiptare me fokus zhvillimin e infrastrukturës dhe agroturizimit.

Zhvillimi i infrastrukturës rurale do të fokusohet në prioritizimin e atyre ndërhyrjeve që sjellin përfitim më të madh ekonomik duke mbështetur sektorë produktivë, në bujqësi dhe agroturizëm.

Agroturizmi i fokusuar tashmë edhe me projektin kombëtar “100 fshatrat”, do të përfitojë nga përmirësimi i rrugëve që çojnë drejt destinacioneve ekzistuese apo potenciale turistike. Infrastruktura me standarte do të ndihmojë integrimin e fermerëve në zinxhirin agro-ushqimor dhe pjesëmarrjen e tyre në tregje, veçanërisht të grave, të cilat përbëjnë shumicën e forcës së punës në bujqësi në Shqipëri.

Efektet e pritshme që ky projekt

-Rehabilitimi i rrugëve rajonale dhe lokale, duke ofruar një lidhje më të mirë dhe më të sigurt me rajonet e përfshira ku jetojnë e punojnë rreth 80 000 (tetëdhjetë mijë) banorë

-Përmirësimi i klimës së qëndrueshmërisë në rrjetin rrugor, çka do të ndihmojë në përfitimin e një aftësie të qëndrueshme dhe të dëshiruar në sigurimin e shërbimeve të trasportit.

-Forcimi i kapaciteteve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe bashkive të këtyre rajoneve për të menaxhuar projektet e ndërtimit të aseteve rrugore, në drejtim të një prioritizimi më të mirë të investimeve dhe aktiviteteve të mirëmbajtjes” evidentohet në raport.

Afati i fundit për tërheqjen e fondeve në kuadër të kësaj marrëveshjeje huaje është data 31 dhjetor 2022.

Huaja që akordohet nëpërmjet kësaj marrëveshjeje ka termat financiarë të mëposhtëm:

Shuma: 50 000 000 USD

Interesi: bazuar në normën e referencës + marzh të pandryshueshëm;

Tarifa Front-end: 0.25% e shumës së huas;

Komision angazhimi: 0.25% që përllogaritet mbi vlerën e padisbursuar të huas;

Maturimi: 29.5 vjet duke përfshirë periudhën prej 6 vitesh pa pagesë principali.

Projekti është pjesë e parashikimeve të programit buxhetor afatmesëm 2018 –2020 të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. /atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com