Përgjaken sërish rrugët e vendit. Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e së dielës në daljen e autostradës Tiranë-Durrës që të çon në Gjirin e Lalëzit.
Mësohet se 5 automjete u përfshinë në aksidentin që ndodhi pak minuta më parë. Nga të dhënat e para nga vendi i ngjarjes mësohet se disa persona janë lënduar.
Sakaq aty mbërriti edhe një ambulancë për të marrë të plagosurit. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit. Policia po heton në vendin e ngjarjes./korrieri