Loading...

400 mijë euro vetëm e dashura, shkarkohet gjyqtari i njohur

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë vendimin për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdullai.

KPK ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra pasi akuzohet se ka fshehur pasurinë e tij.

Sipas KPK, prindërit e Bledar Abdullait janë investitor të një fondi tek një bankë e nivelit të dytë, por nuk i justifikojnë të ardhurat.

Por jo vetëm kaq.

Pas hetimeve të KPK, bashkëjetuesja e gjyqtarit nuk justifikon një shtëpi në Golem; disa llogari në emër të saj konkretisht 90 mijë dollarë, 130 mijë euro; një apartament të blerë në Tiranë, një zyrë dhe një garazh me vlerë totale 187 mijë euro.

Gjatë seancës dëgjimore, gjyqtari u justifikua se bashkëjetuesja e tij këto para i ka nga bizneset dhe trashëgimi nga familja.

Gjithashtu KPK ka konstatuar se gjyqtari i Tiranës ka liruar një të burgosur të arrestuar për drogë.

Gjyqtari i ka dhënë masën arrest shtëpiak, ndërkohë që apeli i Tiranës e ka rikthyer në burg këtë person, shkruan Shqiptarja.com.

Tjetër shkelje e tij, është tejkalimi i afateve për disa çështje civile, duke i zgjatur ato më shumë se 1 vit e gjysëm pa arsye.

Edhe në këtë rast gjyqtari është justifikuar se ka ndodhur për shkak të ngarkesës në punë./albeu.com

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com