Ilir Meta në krye të shtetit, Fullani po shijon 420 milionë lekë paga pafajsësie
Data 24 korrik është “Madaljoni Zi”,i 2 përvjetorëve të hidhur e kriminal, që lidhen me 2 hajdutëri të organizuara financiare shtetërore gjigande, të cilat kanë si “ikona”,2 personazhe, njeri që me skemat e tij skuthiane, lejoi vjedhjen në Bankën e Shtetit dhe tjetri, që me bandat e tij, grabiti floririn e Thesarit të Shtetit.
Më 24 korrik 2014, u zbulua vjedhja 7.3 milionë USD në Bankën e Shtetit, kryer sistematikisht nën “bekimin” dhe heshtjen e ish-Guvernatorit Ardian Fullani, cili u prangos e më pas u lirua nga drejtësia, si “i pafashëm”, duke u shpërblyer me 420 milionë lekë paga mujore, për “padrejtësinë që iu bë nga shteti”!
Më 24 korrik 2017, në Tiranë gjëmuan 21 të shtëna topi, si ceremonial shtetëror “si shenjë “nderimi” për kurorëzimin “President Republike” të Ilir Metës, ish-kryeministrit që grabiti 280 kilogramë flori, Thesar të Shtetit Shqiptar që mbahej në depot e Krrabës, të cilat u shqyen nga bandat kriminale, të dërguara prej tij.
Në përvjetorin e 4 të vjedhjes së 7.3 miloionë USD brenda Bankës së Shtetit, ish-Guvernatori Fullani po shijon lirinë dhe 420 milionë lekët, që i dha shteti për “pafajësi”, duke i kërkuar edhe ndjesë publike, pa i prekur asnjë qindrakë nga llogaritë e shumta bankare dhe qindra pasuritë e palujtshme që ka brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Ndërsa hajduti i floririt të shtetit, kapobanda Ilir Meta, prej 20 vitesh pas vjedhjes, po shijon dhjetra llogaritë bankare e pasuritë luksoze, që ka brenda dhe jashtë Shqipërisë, po shton vilat e bizneset, po shkollon fëmijët në Londër, me nga 160 mijë paund, po bënë pushime në plazhet lukszoe të botës, po ngjit të gjitha shkallët e pushteteve, duke u bërë edhe President Republike, ku komandon Këshillin e Lartë të Drejtësisë Shqiptare./Pamfleti/