Loading...

100 fshatra kthehen në destinacion turistik/ Rama nënshkruan marrëveshjen

Ditën e sotme është nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe universiteti i Tiranës një marrëveshje dhe një projekt i ri për të kthyer në destinacion turistik 100 fshatra të vendit.

Projekti i quajtur “Akademia e 100 fshatrave”, pjesë e Programit Kombëtar të Rilindjes Rurale është një rrjet bashkëpunimi mes qeverisë dhe botës universitare, që ka përzgjedhur 100 fshatra për t’i kthyer në destinacione të reja turistike.

“Në këtë vend nuk na mungon pasuria, por rrugët e dijes. Kjo akademi është një rrugë e re e dijes që i vihet në dispozicion familjeve. Secili që do të investojë do fitojë në një vit më shumë se sa fiton në punën e tij”, u shpreh Rama.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com