Një zyrtar i lartë nga komuniteti serb në Kosovë nuk i bën fare përshtypje puna që kryen. Duke mbajtur kufje në vesh, Milosh Sojeviç fle gjumë në orarin zyrtar duke mos respektuar kështu vendin e punës që prej vitit 2016.
Sipas gazetës ‘’Telegraf’’ , Shqipe Rexhepi, Drejtuesja e Zyrës së Shqyrtimit ligjor kishte qenë në diejni të rastit në fjalë, por nuk kishte marrë masa. Po ashtu kjo gazetë i ka dërguar edhe pyetje me email zonjës në fjalë, por kjo e fundit nuk i ka kthyer përgjigje.
“Ne mund të konfirmojmë se është iniciuar një proces verifikimi për pretendimet e ngritura në lidhje me punonjësin Millosh Sojeviç, i cili është e Asistent i Lartë Regjional në Zyrën regjionale në Prishtinë. Menxhmenti i Agjencisë është duke grumbulluar informata dhe fakte dhe në bazë të tyre do të vendos për hapat e mëtutjeshëm sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi”, ka thënë Kika.
Ligji i Punës Nr. 03/L-212, NENI 70, rregullon çështjen e të punësuarit, të drejtat dhe detyrimet.
Paragrafi 1.6.1, thotë se i punësuari është fajtor për përsëritjen e një sjelljeje te keqe, më pak serioze ose shkeljes së detyrimeve.
Por kjo nuk është hera e parë që zyrtarët e ndryshëm institucional janë fotografuar duke fjetur në vendet e tyre të punës.
Kështu kohë më parë kishte ndodhur edhe me disa zyrtarë të Policisë së Kosovës. Ju sjellim disa fotografi të Asistentit të lartë regjional në Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, bëra në periudha të ndryshme kohore.