Kur u pre lisi tek Galeria e arteve, Artan Lame bëri “namin”, për Teatrin po bënë… “nani-nani”
Gjashtë vjet më parë, në 13 qershor 2012, me një urdhër të Lulzim Bashës, atëherë kryetar i Bashkisë Tiranë, u pre lisi gjigand 200 vjeçar, që ishte bukuri natyrore dhe përdoreje si “çati” qebatoreje në oborrin e gjelbëruar të Galerisë Kombëtare të Arteve, mbjell nga Et’hem Beu.
Meqë lisi u pre natën, aktivistët mjedisor, kulturalistët e traditës dhe koleksionistët e vlerave monumentale historike, nisën protestat pasi lisi ishte bërë dru e shkarrpa. Protestën kundër prerjes “kriminale” të lisit e organizoi dhe e drejtoi Artan Lame, duke hedhur parulla me grup ambjentalistësh, mbështeutr nga Artan Shkreli, sot këshilltar I kryeministrit për objektet dhe monumentet e traditës historike-kulturore.
Deri në “të shtatat” e lisit, “zoti Lam” ulërinte çdo natë nëpër ekrane televizive, duke bërë “namin” për këtë “krim”, me thirrjen për të çuar para drejtësisë urdhëruesin e prerjes së lisit “monument kulture”.
Afro 3 muaj më parë, kryeministri Rama deklaroi rrafshimin e Teatrit Kombëtar dhe prezantoi projektin e ri të tij. Artistët, shoqëria civile, arkitektë dhe qytetarë reaguan, ndërsa i vetmi që heshti prej 3 muajsh, ishte mbrojtësi i lisit, i cili ka dhënë alarmin edhe kur ka zbuluaur, se muzeun e Tepelenës, kishte pluhur mbi opingat e Selam Musait!
Dy ditë më parë, qeveria njoftoi rrafshimin e Teatrit dhe miratoi projektin e kullavve, brenda të cilave do caktohet edhe një “:apartament me papafingo”, që do të quhet “Teatri Kombëtar”.
Edhe tani që u shpall vendimi për ta bërë “fushë” teatrin me buldozerët e firmës “Fusha”, arkitekti-koleksionisti “zoti Lam” nuk po bëhet “i gjallë”, nuk po thotë të paktën asnjë fjalë “ngushëllimi“ për zhdukjen e tij, ndërkoëh që duhet të shpjegojë se përse kur u pre lisi bëri “namin”, ndërsa tani që po rrafshohet Teatri, po bënë… “nani-nani”!/Pamfleti