Loading...

“Zhgënjimi” me Llallën, reagon Spartak Ngjela: Po bëjnë dorëzimet, ju siguroj

Vendimi për mos kalimin në Vetting të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla ka shkatuar zhgënjim dhe skepticizëm në rradhët e opinionit publik. Por avokati Spartak Ngjela, i cili njihet për për besimin e flaktë të implemetimit të reformës në drejtësi në vendin tonë është i bindur në realizimin e saj. Në një reagim të tij në rrjetet sociale Ngjela shkruan:
“Kemi vend shumë të bukur… pas 100 vjetësh uzurpim, edhe ne do të fillojmë ta gëzojmë. Koha e uzurpimit po bën dorëzimet. Ju siguroj…”
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kërkoi që të mos jetë subjekt i ligjit të Vettingut. Më 10 shkurt 2018 Llalla depozitoi kërkesën tek organet e vettingut. Pas kësaj tërheqje nga sistemi i drejtësisë u ndërpre Vettingu, i nisur një vit më parë kur Adriatik Llalla mbante detyrën e Kryeprokurorit. Komisioneri Publik, kërkoi që ish-prokurori i Përgjithshëm të mos përjashtohej nga Vettingu, por t’i nënshtrohej atij njësoj si e gjithë trupa e sistemit të drejtësisë. KPA mori sot vendimin përfundimtar: S’ka vetting për Adriatik Llallën!

Në vitin e fundit të mandatit të tij, Llalla pati konflikt të hapur me ambasadorin e SHBA në Tiranë Donald Lu. Llalla e akuzoi se kishte ndikuar tek ai për arrestimin e Ilir Metës dhe për mbylljen e një procedimi penal në Fier për një kompani nafte.

Nga ana tjetër Lu e ka quajtur Llallën si person të korruptuar dhe që ka dashur të pengojë reformën në drejtësi. Pas largimit të Llallës nga posti i kryeprokurorit, Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”. Ndërkohë që Llalla po hetohet nga Krimet e Rënda për disa vepra penale.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com