Golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit i dhanë fitoren Zvicrës në ndeshjen e dytë të Botërorit përballë Serisë. Por ajo që “çmend” serbët është mënyra e festimit të golave. Si Xhaka dhe Shaqiri festuan duke bërë me duar shqiponjën dykrenare.
Këtë e ka komentuar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili poston foton e festimit të golave duke shkruar në anglisht: Fotoja e ditës.