Loading...

Vritet shqiptari në Afrikë, shërbente në Misionin e OKB-së, plagoset kosovari e maqedonasi

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Afrikë gjatë grabitjes së makinës së tij, ku ka qënë i shoqëruar me dy kolegë, një kosovar dhe një maqedonas.

Ngjarja ka ndodhur të premten në Mali, në Afrikën Perendimore.Sipas AFP shqiptari i vrarë ishte punonjës i kompanisë “Ecolog”, nënkontraktor i Misionit të OKB-së në këtë shtet.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe Misioni i OKB në Mali në Tëitter, në ngjarjen e ndodhur dyshohet të kenë marrë pjesë 4 persona.Shqiptari i vrarë ishte shoferi i automjetit i cili transportonte ushqime për Misionin e OKB-së, ndërsa kolegët e tij kanë mbetur të plagosur.

Kompania “Ecolog” ku punonin 3 personat është e biznesmenit të njohur maqedonas Lazim Destani e kontraktuar nga OKB.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com