Kanë dalë detaje të reja lidhur me vrasjen e 29-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.
‘’Fax News” mëson se vëllai i Vasil Dervishajt, është akuzuar për vrasjen e “Stelës”, Joana Dudushi.
20-vjeçarja është vrarë në vitin 2005 në Vlorë, pak pasi denoncoi 4 efektivë të policisë dhe më pas u vra.
Ajo akuzonte Policinë se fuste në burg persona në mënyrë të padrejtë, në mënyrë që të përfitonin rryshfete për lirimin e mëpasshëm të tyre.
Dudushi, nënë e një foshnje disa muajshe, u qëllua me thikë në zemër dhe më pas është hedhur në det. Vajza e re, pak pasi bëri denoncimin në emisionin ‘’Fiks Fare”, u deturua për shkak të presioneve të tërhiqej nga ato që kishte thënë në gjykatë.
Derlin Dervishaj u dënua asokohe me 8 vjet e 4 muaj burg, pasi e pranoi autorësinë e vrasjes dhe ka marrë gjykim të shkurtuar.
NGJARJA E PLOTË E NDODHUR NË 2005-n:
Nje vajze e mitur pranon se eshte bashkepunetore e Policise se Shtetit, duke futur ne burg njerez te pafajshem, per t’i marre me pas parate. Denoncimi i rralle eshte realizuar ne emisionin “Fiks Fare” ne Top Channel. Joana Dudushi, 17-vjece, e njohur ne policine e Vlores “Stela”, ka pranuar publikisht ne emision se ka qene “spiune” e Policise se Shtetit, por jo me qellimin e futjes ne burg te te implikuarve, por te njerezve te thjeshte. Ajo thote se ka realizuar dy pune, kamariere ne disa nga lokalet si “Belba Bara”, “bar Venecia” etj, si dhe spiune ne Policine e Vlores, ku nga puna e dyte i ka sjelle mjaft te ardhura inspektoreve te policise. 17-vjecarja tregon se fillimisht cdo gje e ka bere nga mosha.
Rrëfimi
“Historia ime nisi nga papjekuria. Me pelqenin minifundet, diskot, ndersa familjaret nuk me lejonin. Nje dite, ne kohen qe sapo kisha mbaruar klasen e tete, xhaxhai me qellon me pellembe, pasi me kishte pare te veshur ne menyre ekstravagante, me minifund etj. Per moshen qe kisha isha shume e zhvilluar dhe te shtepise nuk me lejonin qe te vishesha me minifund”, tregon ne emisionin e mbremshem Joana. Sipas saj, pasi xhaxhai i kishte qelluar, ndersa disa caste me vone para shtepise se saj kalon Alket Tafo, nje oficer i policise ne Drejtorine e Policise se Vlores.
Vajza thote se ai e kshte pyetur se perse po qante, ndersa Joana u pergjigj se e kishte qelluar xhaxhai. Pas kesai oficeri i kishte rekomanduar se te futej brenda, te bene ca shenja te dukshme ne trup dhe te shkonte ne polici dhe te denonconte veprimin e xhaxhait. “Pas rekomandimit te oficerit shkova ne shtepi dhe godita fytyren me unaze si dhe ne te gjithe trupin”,- thote vajza. Ne dhome mori 129 dhe realizoi denoncimin. Shkoi ne komisariat dhe para oficerit te policise Alket Bello, realizoi kallezimin, ndersa shefi Marjan Hasani urdheron Mjekun Ligjor qe te mundohej per te zmadhuar rrahjen. Ky i fundit nga plagosje e shnderroi ne plagosje te lehte.
Policia reagon
I pyetur per aktivitetin e Joanes, Genti Dervishi, shefi i Antitrafikut ne Vlore, tha se ajo nuk ka qene asnjehere pjese e policise, dhe as spiune. Ai tha se ajo eshte shoqeruar si prostitute se bashku me shoqen e saj Marsela Tufa. Kjo e fundit, gjate nje kamere te fshehte, tha se “une e dija qe spiunoje te policia”. Veprimtarine e Joanes e di edhe gjyshja e saj. Para kamerave ajo tregoi se Alketi se bashku me disa police te tjere i kishin premtuar Joanes se do ta conin ne Akademine e Policise ne Tirane. “Ata e kane futur qe te fuste ne kurth njerezit”, tha gjyshja.
Vajza, spiune, tha se dinte edhe kodet e brendshme te oficereve. Ajo tha para kameras se Genti Dervishi e ka kodin 54, gje te cilin e vertetoi edhe vete shefi i antitrafikut, ndersa agjenti i tij, Marjoli, 54,12. Gjithashtu ne emisionin e mbremshem, gjate nje bisede ne telefon me Erjon Sulcen, inspektor i policise, Joana ka vertetuar se ka qene pjese e Policise, per te futur ne kurth njerezit e pafajshem. 17-vjecarja thote se nga aventurat e saj, nje person mund te denohet gjashte muaj, edhe pse vuan nje semundje te rende.
ARRESTIMI I DERVISHAJT NË 2005-n:
“Unë e vrava Joanën. Nuk kisha rrugë tjetër, pas presioneve që ajo më bënte”. Plot 48 orë pas vrasjes së bujshme, Derlin Dervishaj ka pranuar autorësinë e krimit, vetëm pasi punonjësit e shumtë të policisë dhe prokurorisë kanë dalë nga zyra e kreut të akuzës së Vlorës, Petrit Çano.
20-vjeçari Dervishaj, ish-i dashuri i Joana Dudushit i është dorëzuar presionit në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku ka rrëfyer me detaje vrasjen e vajzës së njohur me pseudonimin “Stela” si dhe vendin ku kishte fshehur thikën. Prokurori i Vlorës, Petrit Çano, pohonte momentin kur autori i dyshuar i krimit u shkreh në vaj, duke pranuar autorësinë e vrasjes makabre.
“Pas 48 orësh pyetje e selektime të personave të dyshuar, unë ngulmova tek ish- i dashuri i viktimës. Ndaj tij kishte mjaft detaje që mua më ngacmuan dhe më intriguan, edhe pse ishte shumë i vështirë si tip, e zor se mund t’i vilje diçka nga ato që bluante në kokë”,-thotë Çano.
Zbulimi i autorit
“Ishte ora 2.00 pas mesnate dhe djaloshi, i ulur në karrige më dëgjonte me vëmendje. Pasi i rendita disa fakte bindëse, i thashë që ai ishte vrasësi, e që ishte më mirë për të të bashkëpunonte”,-shton kreu i prokurorisë së Vlorës. Në mënyrë të papritur, Derlin Dervishaj i është drejtuar Çanos: “dua të flas vetëm për vetëm me ty prokuror”.
Çano shton se mënjeherë boshatisi zyrën e tij, ku ndodheshin shumë drejtues policie e prokurorie, duke besuar se pak minuta më vonë do të zbardhte ngjarjen që tronditi Vlorës. “Po shef, unë e vrava. Por nuk kisha ç’farë të bëja, s’kisha rrugë tjetër. Unë nuk doja ta vrisja, por ajo më bënte presion”,-i ka thënë Dervishaj prokurorit, me lotët që i rridhnin nga sytë. Kreu i prokurorisë së Vlorës pohon se ka hetuar mjaft çështje, por një rast si ky nuk i ka rastisur ndonjëherë, ku i akuzuari për një krim të rëndë rrëfen gjithçka, duke u shkrehur në vaj.
Historia e dashurisë
“Kam pasur lidhje intime me Joanën. Me të jam njohur vetëm në muajin nëntor dhe lidhja jonë zgjati 6 muaj. Historia jonë ka qenë normale, e jemi ndarë si njerëz, por që nga ai moment filloi stresi im”,-ka shtuar më pas, Derlin Dervishaj. Pas ndarjes nga Joana, 20-vjeçari ka njohur një vajzë tjetër, me të cilën është lidhur për qëllime serioze.
“Joana nuk më linte rehat. Më shkruante shpesh mesazhe e më bënte telefonata, duke më kërcënuar. Unë akuzohesha nga ajo se isha babai i të birit, Helionit, i cili ishte rreth 1 vjeç. Unë insistoja në të kundërtën, pasi nuk kishte asnjë mundësi që të ishte e vërtetë, por ajo më kërkonte para për fëmijën”,-mësohet të ketë thënë Derlini.
Kjo gjendje ka zgjatur jo pak por muaj të tërë, derisa ditët e fundit, Joana ka shfrytëzuar një letër që ish-i dashuri i kishte shkruar. “Hiqmu qafe se do të zhduk ty, bashkë me fëmijën”,- i shkruaja unë e këtë letër ajo ma vinte përpara, duke më thënë se do të më denonconte”,-ka shtuar 20-vjeçari, duke pohuar se një tjetër arsye ishin edhe ofendimet me fjalët më banale.
Dita e krimit
Mbrëmjen e së dielës, Derlin Dervishaj ka pohuar se ka qenë së bashku me të dashurën e re, në oborrin e shtëpisë së kësaj të fundit. “Rreth orës 2 të natës më erdhi një mesazh nga Joana, ku më shante mua dhe të dashurën time. Nuk e ruajtja më qetësinë. I thashë të dashurës se do ta rregulloja njëherë e mirë këtë punë dhe u nisa në drejtim të kabinës, megjithëse ajo u mundua të më ndalonte”,-i ka rrëfyer Çanos, Derlin Dervishaj.
Tek kabina e plazhit të vjetër kishte takuar Joanën, ku i kishte kërkuar që ta linte rehat. “Në rrugicën ku edhe e vrava, i thashë të më linte rehat, por ajo më tundte letrën, duke më thënë se do të më denonconte. Nuk e përmbajtja dot veten. Nxorra thikën që e mbaja gjithnjë me vete dhe e godita disa herë. Nuk mbaj mend se sa”,-ka rrëfyer i akuzuari.
Më pas, ai ka shtuar se ka ecur në rërë përgjatë bregdetit, ka ngulur thikën fort në rënë, derisa nuk dukej më. “Ika në shtëpi, ku u lava dhe u mundova të qetësohesha, por në mëngjes erdhi e më kërkoi një polic. Menjëherë e kuptova se gjithçka do të zbulohej”,-ka përfunduar i akuzuari për vrasjen e Joana Dudushit.