Loading...

Vrasja bredh rrugeve e lire dhe krenare, e lyer e gjitha ne gjak, tani kembekryq si banore normale, qendron e zymte ne vatrat familjare!Nga Arben Abazaj

A e mesuat Shqiptar c’eshte mashtrimi,
hipokrizia, vrasja, krimi?!
Tani kujtoni kur coprash e shqyer,
ketij vendi i humbi liria!

Rreth sofres se atdheut tani hedhin valle,
kusaret, larot , zagaret,
bejne qejf te lumtur pine e nginjen,
me shpirt dhe gjak nga Shqiptaret,

Pas kupash plot qe ngrene dolli,
zecjerre bertasin:”Rrofsh Tirani!”
Te veshem, te stolisem,
te shitem per demokraci.

Mashtrimi qan neper ekrane,
armate qaramanesh vajtojne varferine,
me lotet e genjeshter, te medhenj,
mbysin cdo shpirt qe belbezon lirine!

Hipokrizia ne sallat e ligjit,
me lavde e himne hyjnizon drejtesine,
si terri i nates hedhur rraso te zeze,
ne erresire e zhyti Shqiperine!

Vrasja bredh rrugeve e lire dhe krenare,
e lyer e gjitha ne gjak,
tani kembekryq si banore normale,
qendron e zymte ne vatrat familjare!

Madheshtore me hap hijerend,
ane e mbane po ecen mbi ne anarkia,
te gjithe brohorasin nen ritmin e saj,
ngazellushem i thone : Ti je liria!

Kjo vatra Shqiptare, si sofra e qorrave,
ku derri i zgerdheshet Sokratit,
ushqen bijt e saj me kermat e vesit,
i kthen bijt e saj skllever te fatit!

Ushtria e sklleverve kokeulur,
carmatosur nga cdo virtyt njerezor,
ne palc, ne deje u ka hyre frika,
heshtin te lebetitur nen terror!

Shkaterrim barbar dhe ec perpara,
por c’eshte liria me shume,
sesa te grabisesh, te vrasesh, te varesh,
atdheu somnabul fle gjume!

Por ju mos e zgjoni, c’ju duhet?!
Therr ne zemer dhimbja atdheut,
me mire te flere i qete,
i shqyer e zhgarravitur ne faqe te dheut!Arben Abazaj

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com