Punimet e nisura rreth dy vjet më parë për termainalin e ri të portit ,u pezulluan për shkak të Lungomares,teksa me përfundimin e këtij, projekti rinisi sërish,por aktualisht për terminalin i ri duhet ende kohë për të përfunduar.
Porti i Vlorës për këtë sezon turstik do të vijojë të funksionojë me terminalin e vjetër,ndërsa do të vijohet me shtim të shërbimit. Drejtori i portit Vlorë Admir Malaj,konfirmon se punimet për terminalin e ri ,pritet të përfundojnë brenda këtij sezoni,ndërsa gjatë pikut do të vijohet të punohet me terminalin e vjetër.
Sa i përket linjes Vlorë-Brindisi në funksion mbetet vetëm një traget,ndërsa nga kompania aktuale,është rikonfirmuar vënia në funksion e një tjetër traget, vetëm gjatë pikut të sezonit turistik. Lajmi i mirë për turistët vendas dhe të huaj,mbetet hapja e ishullit të Sazanit,një pikë turistike,mjaft e kërkuar dhe me shumë atraksion. Këtë sezon veror do të jetë më i prekshëm si nga turistët vendas ashtu edhe ata të huaj.
Porti i Vlorës,mbetet ende një nga pikat kryesore për hyrjen dhe daljen e shtetasve të huaj dhe shqiptarë,turistëve që mbërrijnë nga Italia dhe anasjelltas. Ndërsa gjatë sezonit pritet më shumë fluks,megjithatë ka ende shumë për të zgjidhur ,duke nisur nga punimet për terminalin e ri dhe deri në vendosjen në funksion të një tjetër trageti në linjën Vlorë-Brindisi.