Shkak për këtë protestë është mos paisja me leje lundrimi nga ana e organeve kompetente.
Rreth 30 pronarë të mjeteve lundruese si gomone, skafe, apo motorra deti, sot kane protestuar lidhur me vonesat e dhënies së lejeve të lundrimit.
“Kemi një muaj që kemi dorzuar kërkesat”, thone ata.
“Ndërkohë kushtetuesja parashikon vetëm pritje për 5 ditë, ka kaluar një muaj dhe nuk na është dhënë asnjë përgjigje. Vera po mbaron!” thonë pronarët e mjeteve.
“Ne jetojmë dhe ushqehemi me këtë punë. Ndryshimet ligjore në kohë të papërshtatshme po na kushton bukën e femijëve”, thonë ata.