Loading...

Vlorë : Ndermarrja e Ujesjellës Kanalizime ka marre të gjitha masat për të perballuar sezonin turistik të këtij viti

Në një konferencë për shtyp, me pranine edhe të drejtoreshës tregtare Rajmonda Alliaj dhe drejtoreshës teknike Albina Xhyheri, drejtori i Ujesjellës ka publikuar planin e masave perballe mediave. Xhelili tha se do të punohet për të siguruar një sherbim sa me të mirë të qytetarëve, në drjetim të furizimit me uje të pijshem, për gatishmerine e kanalizimeve dhe impianteve të pastrimit të ujesrave të nditura.

Kreu i Ujesjellës Kanalizime, Dorian Xhelili, tha se në kuader të sezonit turistik janë shtuar edhe burimet njerezore në sportele. Se shpejti, Xhelili tha se pagesat mund të behen edhe në sportelet e Postës, ndersa aktualisht paguhen në dy banka, ndersa tha se qytetaret mund të marrin informacionin për situaten e tyre edhe në web-in dhe faqen e Ujesjellesit në “Facebook”.

Xhelili tha se edhe stasionet e pompimit të ujerave të zeza janë në gatishmeri, ashtu sikunder do të jënë në funksion për sezonin turistik edhe Impiantet e Perpunimit të Ujerave të Ndotura të Vlorës dhe Orikumit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com