Loading...

Vlorë : Goditet një rast i trafikimit të narkotikëve

Vlorë

Goditet një rast i trafikimit të narkotikëve.

Sekuestrohen 671 kg kanabis, 200 litra benzinë, arrestohet një shtetas.

Strukturat Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Delta Forcë kanë zhvilluar operacionin e koduar ”Karaburuni”, në të cilin kanë goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Benardo Nezhaj, 29 vjeç, banues në Dukat i Ri, Orikum.

U krye arrestimi i tij pasi në Gadishullin e Karaburunit, në vendin e quajtur “Depot e Valanidhit, iu gjetën dhe sekuestruan 671 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe 200 litra benzinë në 8 bidona plastik.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerë shtetasve të përfshirë në ketë veprimtari antiligjore.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com