Vlorë, Mesditën e sotme një 55 vjeçar, Krenar Vesha, dyshohet se është vetplagosur në banesë me armë zjarri dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vlorë Informacion paraprak: Më datë 25.06.2018, rreth orës 12:03, në fshatin Gumenicë, shtetasi K. V., rreth 55 vjeç, është vetplagosur me armë zjarri (gjahu) në banesë.
Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit dhe një gëzhojë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.