Ajo çka është e rëndësishme kur ju blini vezët në dyqan nuk janë etiketat apo çfarë shkruhet mbi guackën e tyre, por ngjyra e të verdhës së vezës.
Për më shumë se 100 vjet është zbuluar se ngjyra e të verdhës së vezës varet nga sasia e karrotenoidit që ajo përmban. Ky përbërës është një antioksidant dhe ndihmon shumë në funksionimin e organizmit tonë. Më së shumti, ai ka efekt mbi forcimin e kockave tona.
Pra, sa më e verdhë ngjyra e saj, aq më shumë vlera ka veza që keni blerë.
Ngjyra e saj lidhet shumë me mënyrën sesi është rritur pula. Nëse pula ka ngrënë më tepër grurë, e verdha e vezës do të jetë e hapur. Në të kundërt, kur është ushqyer me misër, bimë dhe insekte, ajo do të ketë një ngjyrë më pranë portokallisë. Prandaj, e verdha e errët është më e shëndetshme. Si rregull, ngjyra e hapur tregon për një vezë me cilësi të ulët.