Loading...

Vizitoni Parkun Arkeologjik te Orikut nje nga sitet me te rendesishme te bregdetit Adriatik

Parku Arkeologjik i Orikut

Orikumi është një nga sitet më të rëndësishëm të bregdetit Adriatik, si nga pikëpamja historike, arkeologjike ashtu dhe nga ajo natyrore. Sipas të dhënave arkeologjike qyteti antik i Orikut themelohet në mesin e shek. VI p. Kr, ndërsa në burimet historike përmendet që në shek. V p. Kr nga Herodoti dhe Hekateu i Miletit, si një nga limanet më të mbrojtur dhe më të rëndësishëm të Epirit. Në shek. III p. Kr, Oriku merr fizionominë e plotë të një qendre urbane. Pjesa më e madhe e infrastruktës së brendshme, duke përfshirë shkallaret, bazamentet e ndërtesave, kanalet dhe cisternat për depozitimin e ujit ndërtohet në shkëmbin natyral të kodrës. Në këtë periudhë ndërtohen dhe monumentet publike. Në burimet historike është një qytet i përmendur për rëndësinë e tij në betejat midis Maqedonisë dhe Romës në fund të shek. III p. Kr, si dhe në luftën civile midis Çezarit dhe Pompeut në vitin 48 p. Kr. Çezari në kujtimet e tij për Luftën Civile e përshkruan Orikun, si një qytet të fortifikuar mirë, me mure të forta dhe disa hyrje të pajisura me kulla. Për shkak të kësaj lufe qyteti duhet të ketë pësuar dëme të konsiderueshme, aq sa në periudhën romake të dhënat arkeologjike tregojnë për një braktisje të tij. Qyteti rindërtohet dhe rifortifikohet në antikitetin e vonë, ndërsa rezultatet e gërmimeve arkeologjike tregojnë se jeta vijon edhe në shekujt e mëvonshëm. Emri i tij mesjetar, Ericho, i përmendur nga historjania bizantine Ana Komnena në shek. XI, reflekton origjinën e emrit të vjetër, ndërkohë që kodra ku u ndërtua qyteti njihet sot si Paleokastër. Në periudhën osmane ka shërbyer si bazë për flotën detare, ndërsa mbas Luftës së Dytë Botëroe territori ku bën pjesë qyteti antik u izolua, duke qenë se bënte pjesë në territorin e Bazës Ushtarake Detare të Pashalimanit. Në vitin 2005 për shkak të vlerave historike, arkeologjike dhe mjedisore rrënojat e qytetit antik të Orikut shpallen Park Arkeologjik Kombëtar.
Rrënojat arkeologjike në Orikum kanë tërhequr vëmendjen e udhëtarëve të huaj që në fillimin e shekullit të XX, por gërmimet e mirëfillta arkeologjike filluan në vitin 1958 nga një ekspeditë shqiptaro-sovjetike e drejtuar nga Dh. Budina dhe N. Kabilina. Këto gërmime përfshinë një sipërfaqe prej 400 m2 dhe zbuluan një monument në formë eksedre të cilin e interpretuan si teatër dhe disa shkallë të gdhendura në shkëmb që përbëjnë dhe elementin kryesor për të kuptuar organizimin urbanistik. Mbas një ndërprerje prej disa dekadash, gërmimet do të rifillonin sërisht në vitin 2007 nga një projekt i përbashkët shqiptaro-zviceran i Institutit të Arkeologjik së Tiranës dhe Universitetit të Gjenevës. Nga puna tashmë dhjetëvjeçare e këtij projekti, u zbuluan një sërë monumentesh të reja, si dhe u përftuan të dhëna të reja mbi historinë dhe kronologjinë e sitit. Nga gërmimet në tarracën jugore, u zbuluan rrënojat e një ndërtese të tipit monopter. Bëhet fjalë për një monument atipik me formë katrore që përbën një shembull unik për gjithë botën antike, i datuar në shek. III-II p.kr. Një arritje tjetër ka qenë edhe studimi i fortifikimit të qytetit. Këto gërmime përveçse nxorrën në dritë disa element thelbësorë të fortifikimeve antike, siç janë porta hyrëse veriore për në qytet si dhe platforma e artilerisë, sollën dhe një datim shumë të saktë stratigrafik të këtyre mureve në vitet 150 p. Kr. Gjithashtu u rimor në shqyrtim dhe u rigërmua një nga monumentet simbol të sitit të Orikumit, i ashtuquajturi “teatër”. Gërmimet e viteve 2013-2014 në këtë monument e hodhën poshtë këtë hipotezë dhe sollën në dritë elementë të rinj që nuk ishin zbuluar më parë, siç është rasti i një kanali të madh. Hipotezat e reja e identifikojnë këtë monument si një fontanë monumentale. Gërmimet e dy viteve të fundit kanë nxjerrë në sipërfaqe element të fortifikimit të antikitetit të vonë, siç është rasti i një kulle të kësaj periudhe në tarracën lindore. Një tjetër monument i vizitueshëm është kisha mesjetare e zbuluar nga gërmimet e viteve 2016-2017, në pjesën e akropolit.
Të gjithë elementët historik, arkitektonik dhe peizazhi unik ku është vendosur siti, midis lagunës, detit dhe gadishullit të Karaburunit si dhe elementët arkeologjik, që dalin në vijimësi nga gërmimet e bëjnë këtë park arkeologjik një nga më intersantët për t’u vizituar.

Funksioni: Ka qenë qytet antik, sot është Park Arkeologjik Kombëtar.

Hyrja: Me biletë/Çmimi 200 Lekë.
Pensionistët, veteranët e luftës, invalidët tetraplegjikët dhe paraplegjikët, ish të dënuarit politik si dhe jetimët, përfitojnë reduktimin në 50% të çmimit të biletës. Studentët e shkollës së lartë, përfitojnë reduktimin në masën 70 % të çmimit të biletës. Fëmijët deri 8-vjeç, përfitojnë hyrje të lirë.
Itinerari: Drejt parkut arkeologjik të Orikut mund të shkoni me çdo mjet transporti, duke ndjekur rrugën nga qyteti i Vlorës drejt qytezës së Orikumit, në brendësi të bazës detare të Pashalimanit.

Procedura e hyrjes nëpërmjet postbllokut ushtarak të Pashalimanit: Për të hyrë nëpërmjet postbllokut ushtarak vizitorët individual ose familjarë, duhet të jenë pajisur me një dokument identifikimi dhe nëpërmjet një procedure regjistrimi që zgjat jo më tepër se një minutë, mund të hynë për të vizituar parkun arkeologjik. Grupet e organizuara nga agjencitë turistike, duhet të dorëzojnë për regjistrim në postbllokun ushtarak një listë emërore të pjestarëve të grupit që do të vizitojnë parkun.

Rezultate imazhesh për foto parku arkeologjik i orikut

Rezultate imazhesh për foto parku arkeologjik i orikutRezultate imazhesh për foto parku arkeologjik i orikut

Rezultate imazhesh për foto parku arkeologjik i orikutRezultate imazhesh për foto parku arkeologjik i orikutRezultate imazhesh për foto parku arkeologjik i orikutRezultate imazhesh për foto parku arkeologjik i orikut

Rezultate imazhesh për foto parku arkeologjik i orikutRezultate imazhesh për foto parku arkeologjik i orikut

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com