Pas shkarkimit nga Kryeministri Rama të Drejtoreshës së Hipotekës së Sarandës, Jonida Abduli, mësohet se dje pasdite është komanduar në këtë post Gledi Duka.
Kujtojmë se pak ditë më parë kryeministri Rama shkarkoi 6 drejtorë, 4 të Hipotekës dhe 2 të ALUIZNI-t. Shkarkimet erdhën si pasojë e performancës së ulët dhe ankesave nga qytetarët. Menjëherë pas komandimit të tij, ka reaguar dega e Partisë Demokratike të Sarandës, përmes sekretares Matilda Qurku.
Ndër te tjera, Qurku shprehet: “Skandal në institucionet shtetërore të qytetit të bukur të Sarandës, djepit të intelektualëve që tashme po injorohen nga “Rilindja” e injorantëve. Sapo informohemi që në kryë të një institucioni të rëndësishëm të qytetit është emeruar Drejtor dikush që ka vetem 3 muaj eksperiencë në administratën publike dhe 6 muaj në atë private. Vaj me det “Rilindja” e Drejtorëve, skemi parë gjë akoma”.
Sipas Partisë Demokratike të Sarandës, ligji për ZVRPP, përcakton qartë se Rregjistrues në ZVRPP, emërohet dikush që ka të paktën 5 vite eksperiencë pune në administratën publike dhe është specializuar në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme ndërkohë që Duka është emëruar si Zv/Rregjistrues në 16 mars të këtij viti, sërish në shkelje pasi të njejtat kritere vlejnë edhe për këtë pozicion, e brenda tre muajveështë komanduar në krye të institucionit.