Pas datës 4 korrik të gjitha qeset plastike që janë në përdorim nuk do të përdoren më. Ky është një vendim i Ministrisë së Mjedisit për të mbrojtur natyrën, por edhe shëndetin e njerëzve. Ky propozim i ministrisë së Mjedisit është mirëpritur edhe nga ricikluesit.
Zv.ministrja e Mjedisit dhe Turizimit, Ornela Çuçi, shpjegoi për TemA TV ndryshimet dhe efektet.
“Vendimi konsiston në 3 pika kryesore: rritja e trashësisë së qeses plastike. Nuk po e bëjmë kot, por që ajo të jetë ë përdorueshme disa herë dhe nga ana tjetër të jetë e riciklueshme. Qeset e holla kanë zero vlerë në ricilkim.
Ajo që synojmë së dyti është fakti që të gjitha qeset në Shqipëri të kenë aditivë biodegradues, lëndë që nxisin vetëshkatërrimin e qeseve në një periudhë 36-mujore. Dhe e treta ka të bëjë më gjurmueshmërinë. Disa parametra të treguar në qesen plastike treojnë nga vjen kjo qese, kohën e prodhimit dhe kush e ka prodhuar”, thotë Çuçi.
Por a preket biznesi i riciklimit dhe prodhimit të plastikës në vend nga ndryshimet?
“Qeset plastike që do të lejohen të përdoren duhet të kenë trashësinë për anë, minimum 35 mikron, qqë do të thotë që do të prodhohen qese të atilla që do të jenë disa herë të ripërdorueshme dhe pjesa tjetër e rëndësishme në këtë kriter teknik është se këto qese edhe pas ripërdorimit të tyre, edhe pasi të dëmtohen do të kenë një peshë specifike të rëndësishmepër grmbulluesit që grumbullojnë materiale plastike për t’i çuar te ricikluesit. Pra kemi një përfitim në të dyja anët”, thotë Vullnet Haka”, president i Shoqatës së Konvertuesve të Plastikës.
Për Ministrinë e Mjedisit, përdorimi i qeseve në vend deri para 3 vitesh ishte në nivele alarmante, dhe megjithë masat e marra për kufizimin sërish cilësohet jashtë kritereve.
Masat për shkeljen e vendimit variojnë në gjoba nga 1.000.000 deri në 1.500.000 lekë, ndërsa objekt i këtyre sanksioneve do të jenë prodhuesit dhe importuesit që duhet të zbatojnë me përpikëri sistemin e shenjimit të ambalazhave. Në mbikëqyrje të zbatimit të vendimit do të jenë edhe marketet, që tregtojë mallra me këto ambalazhe.