Qoka e shefit të qeverisë shqiptare, Rama, ndaj kolegut të tij, Basha, për dreq, nuk e di se si më duket, por si një vazhdim i marrëveshjes së majit të vitit të shkuar.
Shkruan Bedri Islami
Si bëjnë të ditur mediat, vëllai i shefit të opozitës, përmes gruas së tij, ka marrë licensën, më saktë, të drejtën, e hapjes së një institucioni privat arsimor, lidhur edhe me njërin nga institucionet e njohura të botës akademike angleze.
Vëllai i Bashës pak javë më parë dha dorëheqjen edhe nga pozicioni i tij në sistemin e drejtësisë dhe i shpëtoi Vettingut.
Qoka e shefit të qeverisë shqiptare, Rama, ndaj kolegut të tij, Basha, për dreq, nuk e di se si më duket, por si një vazhdim i marrëveshjes së majit të vitit të shkuar.
Të marësh një liçencë në botën e arsimit, sidomos lidhur me një institucion ndërkombëtar, është thuaj e pamundur. Shumë e kanë provuar dhe kanë ecur sa kanë ecur e pastaj kanë heshtur.
Ndërkohë, ish shefi i qeverisë, mentori i Bashës, vetë Berisha, në çdo dalje publike ia përmend Ramës vëllain e tij, Gregorin.
Ku ka tym, aty është edhe Gregori. Ku ka një sherr, aty e fut Berisha vëllain e vogës rama.
Ku hidhet një shashkë, aty shashkohet edhe Grigori.
Për opozitën, pra, për Bashën, njëra nga të këqijat më të mëdha është vëllai i shefit të qeverisë.
Për shefin e qeverisë, pasi e begenisi Bashën me miliona euro për një pallat të ndërtuar me leje fallco, i dhuroi disa minustri dhe drejtori, tani , si pak e kanë pritur, vjen qoka e rradhës.
Për opozitën vëllai i ramës është koka e krimit. Për shefin e qeverisë, një njeri që i iku Vettingut, shpërblehet përmes familjes me një licensë të dëshiruar arsimore. “Shkon paraja në dorë të horit”, thotë një aktor i shquar shkodran, Besnik Çinari.
Nuk mendoj se familjarët e opozitës nuk kanë të drejtë të jenë pjesë e strukturave. Edhe po të mendoj unë ndryshe, ata kanë hyrë kudo. kanë pushtuar Bankën e Shqipërisë, Institucionet, vëllezër e motra, sidomos kunetër e kunata.
Rruga më e saktë është të vlerësohet ndershmëria e kapitalit që do të investohet. Nga kush erdhi, cila rrugë, si është e mundur që njerëz fare të rnj, me pak vite punë, ngrenë institucione qindra mijra dollarësh.
Më kujtohet një rast, kur një deputet socialt i lutej Ftaos Nanos përt’i dhënë licensën për një universitet. Nuk ia kishte dhënë. Më takoi rastësisht dhe më tha që, meqenëse e njeh, thuaj dhe nëse e merr gjith jetën e ke të siguruar nga unë”. Nuk i them, iu përgjija. Mik të kam, por nuk është punë për mua. E ngacmova: “Jepi dçka, doshta tundohet”. U përgjegj me sinqeritet ” Ikam afruar, por nuk pranon”.
Ish deputeti nuk mori licensë. Lumin e licensave e hapi Pollo. Nuk mendoj se Nano ishte asi i ndershmërisë, por këtë lum bajat shkollash e universitetesh bajatë nuk e hapi.
Nejse, e kisha fjalën për vëllezërit er shefave të politikës. Njëri gjuhet me gurë, tjetri lëshohet në pambuk.
Kush është në pushtet?