Ditën e sotme, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u godit me vezë nga disa të rinj të FRPD-së, ku këta të fundit e akuzuan Veliajn se po prish Teatrin për të lejuar ngritjen e kullave.
Në dëgjesën me artistët ai i është drejtuar një të pranishmi duke i thënë: “Hodhët 10 vezë nuk më zuri asnjë, stërvituni pak më shumë me shënjestrën”.
Incidenti ndodhi sot para dëgjesës teksa Veliaj po ecte në këmbë, ku një person iu afrua dhe e qëloi me vezë, por ky i fundit u neutralizua menjëherë nga forcat e sigurisë.