Skënderbeu është gjithë sy e vesh nga vendimi i CAS-it, por ndryshe nga skuadra korçare, për UEFA-n nuk ka dyshime. Kampionët e Shqipërisë janë të dënuar, ndërsa në Champions League është kuotuar ekipi i Kukësit. Nga krahu tjetër janë përcaktuar dhe ekipet shqiptare që do të luajnë në Europa League.
Luftëtari, Partizani dhe Laçi do të jenë ekipet shqiptare që do të marrin pjesë në Europë sipas asaj që publikon UEFa. Shorti për të dy kompeticionet do të mbahet më 20 qershor dhe tashmë na ndajnë vetëm 9 ditë nga shorti. Tik-taku i kohës po kalon dhe CAS-i duhet të dalë me vendimin përfundimtar për Skënderbeun.
Të shohim dhe të presim se si do të shkojë ky vendim. Nëse CAS-i mban vendimin e UEFA-s për korçarët, atëherë klubi kampion i Shqipërisë do të përballet me pasoja shumë të mëdha. Drejtuesit e klubit e dinë mjaft mirë…