Loading...

U mori jetën prindërve, i riu nga Dibra në polici: Viktima tjera nëse nuk do më kapnit

Një javë pas krimit të dyfishtë që tronditi Peshkopinë, janë zbardhur detaje të reja në lidhje me 26-vjeçarin Qemal Sela, i cili pak orë pas kthimit nga Anglia, ekzekutoi me breshëri kallashnikovi nënën dhe babain.

Vetem pak pas krimit te rende, kur policia e ka arrestuar dhe po e shoqeronte ne komisariat, ai eshte pyetur se po po shkonte me arme ne dore. Ai u ka thënë se ai po shkonte të vriste vëllain dhe dajën e tij. “Nëse nuk do më kapnit ju, unë do vrisja dhe këta dy të tjerët”, – është shprehur Qemal Sela.

Bëhet fjalë për bashkëshortët Flamur dhe Zeqimete Sela, përkatësisht 55 dhe 50 vjeç, mbi të cilët i riu zbrazi një karikator me plumba. Burime të sigurta nga policia e Dibrës dje bënë me dije për “Gazeta Shqiptare” se autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur në lagjen “Llixha” të qytetit të Peshkopisë ka deklaruar në momentin e arrestimit se do të vriste edhe vëllain dhe dajën e tij.

Mësohet se ndërhyrja në kohë e patrullës së policisë, e cila ishte afër hotelit 4-katësh ku u vranë burrë e grua, ka shmangur vrasjen e dy familjarëve të viktimave.

Ndërkaq, burimet e mësipërme pohuan se Qemal Sela ka debatuar ashpër me të atin sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit.

Sipas bluve, emigranti ka refuzuar të udhëtojë me babain që kishte dalë ta priste në aeroport me një taksi të prenotuar që në Peshkopi. Kjo për faktin se ai akuzonte prindërit e tij se kishin prishur të gjitha paratë që ai kishte dërguar nga Anglia përgjatë 7 viteve emigracion për të ndërtuar 2 hotele që shërbenin për personat që frekuentojnë llixhat e Peshkopisë.

Më 11 qershor, Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë caktoi masën e sigurisë “Shtrim i detyrueshëm në spital psikiatrik” ndaj 26-vjeçarit Qemal Sela, pasi dyshohet se ai vuan nga probleme mendore. Aktualisht autori vrasjes së prindërve të tij ndodhet në spitalin e burgut në kryeqytet.

KONFLIKTI BABË E BIR
Mbrëmjen e 6 qershorit, Qemal Sela ka mbërritur nga Londra në aeroportin e Rinasit. “Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë “përplasjen” mes babë e bir në aeroport, përplasje kjo që pak orë më vonë degjeneroi në vrasje. Sipas bluve, 55-vjeçari Flamur Sela kishte prenotuar një taksi që nga Peshkopia për të marrë të birin emigrant. Në momentin që 26-vjeçari ka zbritur nga avioni, babai i ka dalë para dhe i ka thënë: “Eja bir se kam marrë taksi për të shkuar në shtëpi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com