Pas përdhunimit të fqinjës 15-vjeçare nga ana e Ligor Bibës ku në analizate ADN-së rezultoi se ai ishte edhe i ati i fëmijës, ka ardhur edhe reagimi i prindërve të vajzës pasi Gjykata e Korçës e dënoi me 4.8 vite burg.
Prindërit e së miturës thonë se nderi i familjes nuk mund të shlyhet me këtë dënim. Nga ana e tyre ata kërkojnë që Ligor Biba të dënohet me 20 vite burg.
Vetë Biba ka pranuar fajësinë për ngjarjen duke përfituar 1/3 e dënimit duke përfituar edhe gjykim të shkurtuar.
“E pranoj fajësinë. Kam qenë në kasolle ditën kur vajza më ka ardhur në mëngjes. Isha i dehur dhe nuk kam bërë asgjë me dijeni. Marrëdhënia ka qenë me dëshirën e vajzës. Nuk e kam përdhunuar. Nuk e dija që vajza kishte mbetur shtatzënë. Jam bërë pishman. Nuk mbaj mend sepse kam qenë i dehur. I kërkoj falje familjes së vajzës dhe familjes sime”, ka deklaruar Biba para gjykatës.