Deklaratat e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, janë gjithmonë kontradiktore dhe dhurojnë lajm. Këtë herë, i pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës foli dhe për botërorin që po zhvillohet në Rusi. Ai tregon dhe preferencën e tij ndërmjet Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Në fakt, në takimin që pati me homologon e tij portugez, Marcelo Rebelo de Sousa, biseda shkoi te kjoi çështje.
“Unë jam një përkrahës i vogël i futbollit, por nuk kam shumë kohë”, – tha ai. Në atë kohë, De Sousa ndërhyri për të lartësuar CR7: “Mos harroni se Portugalia ka lojtarin më të mirë në botë, quhet Cristiano Ronaldo. Nëse ndërmerrni një udhëtim për në Rusi gjatë zhvillimit të Botërorit, Portugalia është atje, me synimin për ta fituar turneun.
Ai ka kaq famë, sa mund të zgjidhet më kollaj se ju president”. Trump i është përgjigjur kolegut portugez: “Në Portugali mundet, por në SHBA gjërat janë ndryshe”. Gjithçka kaloi me humor dhe nuk kishte hatërmbetje.