Loading...

Tragjedi në Mesdhe/ Fundoset anija me emigrantë, dyshohet për mbi 100 viktima

Roja bregdetare e Libisë lajmëroi se 100 emigrantë janë shpallur të zhdukur dhe mendohet kanë humbur jetën pasi varka e tyre është përmbysur në afërsi të bregut të Libisë. Ndërkohë që janë gjetur trupat e tre foshnjave raportojnë të mbijetuarit.

Roja bregdetare arriti të shpëtojë 14 emigrantë nga varka, tha zëdhënësja e rojës bregdetare, duke shtuar se nuk ka të dhëna për numrin e saktë të emigrantëve të cilët ishin në varkë, e as për nacionalitetin e tyre.

Rreth 120 emigrantë ishin në bordin e anijes kur ajo u gjend në telashe në Al-Hiddiya, në lindje të kryeqytetit Tripoli.

Gjashtëmbëdhjetë vetë mbijetuan, ndërsa të zhdukurit dhe të vdekurit përfshinin tre fëmijë.

Ndërkohë që pas orësh të tëra negociatash, ditën e sotme udhëheqësit europianë arritën një marrëveshje për të zgjidhur krizën e emigrantëve.

Zgjidhjen e shohin tek krijimi i kampeve të reja të pritjes së azilkërkuesve brenda Bashkimit Europian dhe jo ne vendet e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, siç ishte plani i Austrisë. Përfituesit e azilit do të shpërndahen mes vendeve europiane mbi baza vullnetare. Kuota detyruese nuk do të ketë më.

Kampet do të administrohen edhe me ndihmën e UNHCR-së. Synimi është ngritja e kampeve edhe në Afrikë e Lindje të Mesme.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com