Loading...

Tjetër përplasje në horizont mes Metës dhe Ramës, emri që pritet të sjellë debate

Politika shqiptare shumë shpejt pritet të përfshihet sërish nga debate, akuza dhe përplasje sa i takon organeve të pavarura dhe kushtetuese. Emërimi i Arta Markut në fund të vitit 2017 solli përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës, ndërsa këtë herë debate pritet që të ketë sa i takon mandatit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Përplasjet pritet të jetë mes Metës dhe Ramës, pasi sipas Kushtetutës është Presidenti që përzgjedh emrin dhe më pas e voton Parlamenti. Por sërish ka pasur përplasje, nëse Sejko duhet apo jo të largohet brenda këtij viti. Shumë ekspertë kanë pasur mendime të ndryshme, ndërkohë që vetë ligji për Bankën e Shqipërisë parashikon që Sejko duhet të largohet.

Gent Sejko u emërua Guvernator i Bankës së Shqipërisë në datë 5 shkurt 2015 nga Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për të vijuar mandatin e lënë përgjysmë nga ish Guvernatori Ardian Fullani.

Ky i fundit ishte zgjedhur për një mandat të dytë në Bankën e Shqipërisë në nëntor të vitit 2011. Kohët e fundit ka pasur zëra që Sejko duhet të largohet në vitin 2022, pasi duhet të ketë mandat të plotë. Mirëpo ligji për Bankën e Shqipërisë duket se parashikon tjetër gjë. Neni 48 saktëson qartë se anëtari i Këshillit që zgjidhet nga një vend vakant i krijuar nga ndërprerja e mandatit, qëndron në detyrë deri në plotësimin e mandatit të ndërprerë nga paraardhësi. Vetë Sejko është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës dhe kjo do të thotë se në nëntor ai duhet të largohet.

Flasin ekspertët

Largimi i Sejkos mbështetet dhe nga ekspertët e ekonomisë. Gazeta “SOT” komunikoi me ekspertin Zef Preçi, i cili tha se Sejko ka marrë mandatin e Fullanit dhe duhet të largohet. Pas kësaj atij i lind e drejta të rikandidojë për këtë post.

“Nisur nga hierarkia e ligjeve, d.m.th ligji për bankën, pra nisur nga kuadri ligjor në fuqi, përparësinë e ligji për bankën. Ligji për bankën shprehet në mënyrë taksative që kur merret një mandat në rastin kur nuk e mbyll mandatin guvernatori ose zëvendësguvernatori në detyrë, detyrimisht që pasuesi qëndron në detyrë deri në mbarimin e atij mandati. Pastaj a kandidon prapë ky, a futet në garë, a rinovohet, kjo është punë tjetër. Por në kuptimin e përparësisë ligjore, ky lloj interpretimi predominon. Guvernatori që është sot në detyrë, zoti Gent Sejko është në atë detyrë deri në momentin e përfundimit të mandatit të zotit Ardian Fullani. E kanë marrë në mes, nuk është zgjedhur me procedurën të mbarimit të mandatit dhe zgjedhjes së një titullari të ri”, tha Preçi.

Emrat e tjerë që largohen
Nëntori nuk do te sjellë vetëm largimin e Sejkos, pasi edhe anëtarëve të tjerë të Këshillit Mbikëqyrës u Mbaron mandati. Ata janë: Dhori Kule, i cili është zgjedhur anëtar në nëntor të vitit 2011. Ela Golemi është zgjedhur anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në nëntor 2011 dhe nga muaji gusht 2015 është anëtare edhe e Komitetit të Auditimit të Bankës së Shqipërisë; Elisabeta Gjoni është Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë që prej muajit janar 2012. Ajo është edhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit nëntor 2011. Petraq Milo është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në nëntor të vitit 2011 dhe Arben Mala, i cili zëvendësoi mandatin e Ermelinda Meksit, shkruan “Sot”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com