Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Itali gjatë mesnatës së ditës së hënë dhe mëngjesit të së martës.
Si pasojë e një aksidenti humbi jetën një vajzë e re shqiptare, ndërsa u plagos shoferi 23 vjeçar.
Shqiptarja 22 vjeçare e identifikuar si Xhoana Prenga, humbi jetën pas plagëve të marra në aksidentin e ndodhur në territorin e San Giovanni in Croce, në Cremonese.
Sipas mediave italiane shqiptarja po udhëtonte në makinë me mikun e saj dhe qenin e tij, por ai humbi kontrollin e mjetit dhe makina përfundoi duke bërë disa rrotullime.
Shoferi, një banor i Rivarolo Mantovano, pavarësisht plagëve, arriti të kërkonte ndihmë.
Xhoana nuk arriti të dilte jashtë makinës e cila shpërtheu në flakë.
Trupi u dërgua në morgun e spitalit të Oglio Po. Edhe qeni i tij i vogël, i cili ishte në makinë, nuk mbijetoi. Makina e djegur u vu në dispozicion të prokurorit publik./noa