Policia malazeze ka ndaluar një familje shqiptare, teksa po tentonin të kalonin kufirin e Malit të Zi. Në bagazhin e makinës i janë gjetur të fshehura 53 pako me kanabis. Ata tentuan të kalonin ilegalisht 28 kg kanabis në drejtim të Kroacisë.
Makina ishte modifikuar për të fshehur lëndën narkotike. Policia e Malit të Zi e ndaloi makinën pas dyshimeve të një ere të forte në automjet.
Në pjesën e pasagjerit ishte ndërtuar një pjesë e posaçme për të fshehur lëndën narkotike. I arrestuari dhe bashkëshortja janë duke u marrë në pyetje nga prokurorët e Mali të Zi.