Loading...

Të shtëna me armë zjarri drejt një makine në Durrës, tentohet të vritet i riu. Si nisi sherri

Një 25 vjeçar me iniciale E.B., ka tentuar të vrasë me pistoletë një 28 vjeçar me inicialet N.S. I riu ka qëlluar drejtim të automjetit tip BMW që drejtohej nga N.S., në lagjen nr.6 të qytetit. Menjëherë policia ka shpallur në kërkim autorin 25 vjeçar.

Ndaj të riut të shpallur në kërkim rëndojnë tre vepra penale: “Vrasje me dashje”, “Kuptim i tentativës”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, sipas neneve 76, 22 dhe 278 të Kodit Penal.

Dyshohet se konflikti ka lindur mes palëve, brenda ambienteve të një pike lloto, për motive të dobëta. Ndersa 25 vjecari e ka ndjekur 28 vjecarin duke qëlluar me arme në drejtim të mjetit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com