Loading...

”Të shikoj që nuk je burrë”, Edi Rama përballet me ankesat e qytetarëve në Elbasan

Edi Rama është përballur në Elbasan me shumë pyetje dhe ankesa të banorëve të Cërrikut. Ai ka kërkuar që fjalën në fillim të marrin gratë, por kjo gjë nuk ka qenë e lehtë për Kryeministrin, pasi mezor është mbajtur radha e fjalës.

“Ule ore dorën, të shikoj që nuk je burrë, po ky kështu”- u është drejtuar Rama të pranishmëve që kërkonte fjalën.

Ndërkohë një grua ka insistuar të marrë fjalën, duke mos lejuar një burrë të fliste.

“E mbyte burrin, e shkatërrove fare”,- i tha Rama, duke shtuar, “vërtetë themi gratë, gratë, por edhe kështu”.

Një nënë i ankohet Ramës për dy vajzat ekselente të papuna:

Kam një problem të madh, dy vajzat ekselente pa punë. ‘E madhja inxhiniere topografe, ekselente, ka marrë burrë italian dhe skam hall për atë, e dyta për eksperte e Krimeve të Rënda, është ekselencë, gabova që nuk solla dipolomën, më vjen keq që truri i Shqipërisë po rri jashtë”.

Rama:  Për vajzën topografe do ishim të lumtur, e ka marrë italiani atë, ka dalë më i squt se ne ca të bëjmë tani, e dyta të shkojë e të konkurrojë sipas rregullave se kështu veprohet.

Edi Rama i ka kërkuar qytetares që t’i marrë gjërat me rrashë për problematikat

“Ulu, jo nuk e merr fjalën duke u ngritur në këmbë. Rregulli i parë është që të flasin gratë në fillim. Të mbarojnë gratë pastaj burrat. Mos ma ngri dorën se e shoh që je burrë nuk je grua. Të respektojmë radhën. Ooo çfarë… të flasin gratë njëherë se të shoh që nuk je grua”- tha kryeministri.

Ndërkohë një qytetare ka nisur të flasë për disa problematika njëkohësisht, por Rama i kërkoi t’i marrë me radhë.

Rama: Sa fëmijë ke ti?

Gruaja: Tre.

Rama: Nuk i ke bërë përnjëherë besoj, prandaj me radhë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com