Loading...

Te rejat tronditëse që Donald Lu solli nga SHBA prodhojnë “furtunë” në Tiranë

Ambasadori amerikan Donald Lu është sulmuar sërish nga qarqe pranë Berishës, pikërisht pas kthimit nga SHBA.

Lu-ja ka qenë në Uashington i thirrur nga Sekretari i ri i Shtetit Mike Pompeo, ku është folur mbi rolin e shtuar amerikan në Ballkan dhe Tiranë.

Pas kthimit, ambasadori i SHBA-së, ka takuar Fatmir Xhafajn dhe ka kërkuar që të kapen “peshqit e Medhenj” që sipas tij janë harruar nga policia.

“Kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar. Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani”,theksoi Lu në postimin e publikuar në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Facebook.
Pikërisht pas këtij postimi, sot qarqe fare pranë familjes “Berisha” kanë intensifikuar luftën ndaj ambasadorit amerikan.

Duke përdorur lojën e mbështetjes së Trump, por duke sulmuar Lu-në, shkrimi që duket është shkruar nga vetë ish-kryeministri, vijon diversionin bajat që po zgjat prej 3 vitesh.

“A do të heshtë përsëri apo do të reagojë ambasadori Lu në një situatë të ngjashme me atë kur Rama e cilësoi presidentin e vendit të tij Donald Trump si “turpin e njerëzimit”?
A do të vazhdojë në të ardhmen ambasadori Lu të mbështesë politikat e majta, dhe politikanë të ish-partive komuniste të ngjashëm me Fatmir Xhafajn e Gramoz Rucin, gjë për të cilën u stigmatizua nga Judicial Watch dhe 6 senatorët republikanë?”, shkruan komenti i qarqeve pranë Berishës ndaj Donald Lu-në.

Kishte mbi dy muaj që po zbatohej një “armëpushim” nga klanet e Berishës dhe Metës ndaj Donald Lu-së, sidomos pas lajmit që ambasadori amerikan në Tiranë është emëruar në një vend kyç, Kirgistan, pikërisht në portat e Rusisë së Putinit.

Por kthimi i Lu-së nga Uashingtoni dhe përforcimi i “kapjes së peshqve të mëdhenj” ka trazuar ujrat sërish, pasi tashmë duket se nuk ka më alibi nga një tërheqje e administratës Trump.
Madje, disa ditë më parë, në ambasadën e SHBA-së në Tiranë Xhafaj dekoroi Jan Hiemstra, një oficer amerikan që është këshilltar i policisë shqiptare në luftën ndaj korrupsionit.

Ceremonia, ku mori pjesë numri dy i ambasadës, Rajan Roberts, u bë jo pa qëllim me mungesën e Lu-së, i cili ndodhej në Uashington, ishte një demonstrim i qartë që SHBA nuk është tërhur asnjë centimetër, madje po përparon edhe më shumë…Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com