Ditën e sotme nën drejtimin e Erjon Braçes është mbledhur Komisioni i Ekonomisë, por deputetët e PD janë larguar nga kjo mbledhje.
Ata akuzojnë Fatmir Xhafajn dhe Saimir Tahirin si dy personat kryesorë që po pengojnë hapjen e negociatave. Por i ashpër ka qenë edhe reagimi i Braçes ku tha se audio-përgjimi i publikuar nga PD-ja duhet të hetohet.
“Të hetohet audio-përgjimi. Ai është një akt i pastër kriminal, ku është përfshirë PD. Sajojnë gjithçka për të ardhur në pushtet”, tha Braçe.
Por më tej Erjon Braçe tha se ky është proces kriminal ku është e përshirë një opozitë që ka vrarë 4 veta në Bulevard më 21 janar.
“E përfshirë, një opozitë që vrau njerëzit në Bulevard. Kërkon të rikthehet në pushtet pa u tharë gjaku i 21 Janarit. Nuk është një audio-përgjim por një audio inskenim. Ky akt kriminal duhet hetuar dhe ndëshkuar ligjërisht. Kjo histori nuk do të mbyllet po u hetuar gjithçka. Inskenimi për një synim; për të marrë pushtetin me dhunë. Frontex në kufi për të ndaluar emigracionin e paligjshme”, tha mes të tjerash Braçe.