Loading...

Të gjithë po merren me Babalen e PD, ndërsa “bablokët” e policisë bëjnë tender 3.3 miliardë lekë për makina me qera, por policia nuk ka adresë e-maili

Taksat e shqiptarve bëhen “qoka”, koncesioni zgjat 4 vite, kur ligji e lejon 1 vit
Gjithë rrugët e Tiranës, yshtojnë në çdo orë të ditës e natës nga zhurmat dhe sirenat e qindra makinave dhe motoçikleta të policisë së shtetit, të çdo sektori shërbimi, të çdo lloji, marke e ngjyre.

Aq shumë automjet policie ka policia e shtetit, sa një numër i madh prej tyre qëndrojnë edhe në oborret e Ministrisë së Brendshme, të komisariateve, të parkut të transportit të kësaj ministrie, pas menderes së shtetarëve e madje shumë prej tyre edhe “mërzejnë” nën hije pemësh, mbi trotuare, anës rrugëve e në oborre pallatesh, restorantesh dhe vilash private, në pritje të shefave e dashnoreve.

Sipas informacioneve që disponojmë, rezulton se Ministria e Brendshme ka 22% më tepër makina, se sa numri i miratuar për çdo strukturë dhe sektorë të shërbimeve policore në të gjithë nivelet, 15% e të cilave gjenden përherë, në servise për shërbime ditore ose javore! Specialistët e transportit në ministri, thonë se numri i miratuar dhe shtesa e numrit të mjeteve aktuale, jo vetëm që janë tre mjaftueshme për të përballuar shërbimet e plota, por edhe “teprojnë”, por shumë prej tyre edhe qëndrojnë në gatishmëri në “tako”!

Thuhet, se shumë makina të caktuara për shërbime policore, përdoren privatisht prej shefave për wekend-e fundjavash, për vajtje-ardhje privatisht në shtëpi brenda e jashtë Tiranës, madje edhe për çuarje të prindërve e gjysheve nëpër qytetet dhe fshatrat nga janë me origjinë shefat, si dhe për çuarjen e grave në punë e të fëmijëve të tyre në çerdhe, kopështe e shkolla.

Mirëpo, megjithëse ka automjete edhe mbi nurmin e përcaktuar, “çuditërisht” ministria e Brendshme, lejon marrje makinash me qera nga privatët. Kjo çudi është fakt zyrtar me vule e me firmë shtetërore. Ja çfarë ndodh realisht. Ndërsa këto ditë, të gjithë po merren me Babalen e PD, “bablokët” (shefat) e Drejtorisë së Përgjithëshme të Policisë së Shtetit, vazhdojnë pazaret me tenderët!

Sipas njoftimit zyrtar, të shpallur në “Buletini i Prokurimeve Publike” Nr. 19, datë 14 Maj 2018, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka shpallur tenderin me fond limit me gjithë TVSH, ne vlerën 3.3 miliardë lekë, me objekt: “Marrje automjete me qera për Policinë e Shtetit”! Sipas njftimit, tenderi do të zhvillohet në datën 25 maj 2018, ose 1 ditë para protestës së opozitës!

Të bënë përshtypje skandali, që në njoftim thuhet se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit… nuk ka adresë elektronike E-mail, kur dihet që aplikimet për pjesëmarrje në tendera bëhen me postë elektronike!

Ja njoftimi për tenderin

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLICISË SË SHTETIT

  1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, adresa : Bulevardi “ Bajram Curri”-Tiranë,

Tel/Fax: 04279212/ 04278919. 2.

2.E-mail: Nuk ka

 

  1. Lloji i procedurës së prokurimit: “E hapur, mbi kufirin e lartë monetar”

  2. Objekti i kontratës: ”Marrje mjete me qera operacionale për Policinë e Shtetit”

  3. Numri i referencës së procedurës:

REF – 68060-05-09-2018 6. Fondi limit: 273,360,000 (dyqindë e shtatëdhjetë e tre milionë e treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë pa TVSH.

  1. Kohëzgjatja e kontratës, ose afati kohor për ekzekutimin: 4 (katër) vjet nga momenti i dorëzimit të mjeteve (48 muaj).

  2. Afati për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data: 25/06/2018, ora: 10:00 9. 8- Afati për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data: 25/06/2018, ora: 10:00.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com