Ditën e martë Kim Jong Un dhe Donald Trump zhvilluan një takim historik në Singapor ku pati dhe një shtrëngim duarsh mes dy liderëve botëror. Por gjatë mkëtij takimi ra në sy edhe një detaj mjaft interesant që ndoshta nuk u vu re gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje, ku Kim-it i hoqën menjëherë stilolapsin dhe ia zëvendësuan me një tjetër.
Para se dy liderët të uleshin për të firmosur marrëveshjen historike një ndihmës i sigurisë i veshur me doreza të bardha kapi stilolapsin e zi dhe e hoqi menjëherë nga tavolina. Teksa e gjithë bota i kishte përqendruar sytë te dy liderët, një anëtar që shoqëronte Kim Jong Un mbylli stilolapsin me një përlhurë të bardhë.
Në momentin kur Trump dhe Kim hyn në dhomë, motra e liderit koreano-verior hyri para vëllait të saj dhe i dha atij një stilolaps tjetër që e nxorri nga xhepi i xhaketës.
Me atë stilolaps Kim nënshkroi marrëveshjen duke shpallur angazhimin e Koresë së Veriut për të punuar drejt denuclearizimit të plotë të gadishullit Korean.