Një super operacion i policisë italiane në Parma të Italisë, i koduar “Tabula” ka shkatërruar një grup që merrej me trafik droge.
Bëhet fjalë për 14 të arrestuar, mes tyre shqiptarë, italianë dhe afrikanë.
Më konkretisht katër janë shqiptarë, një italian dhe 9 nga vendet e Afrikës.
Nga hetimet e nisura në vitin 2016, u bë identifikimi i të dyshuarve si dhe 120 personave, të cilët mendohet se janë përdorues droge.
Trafikantët përdornin fjalë të koduara si “vera e kuqe”, “buka e bardhë”, “nutella” etj., për të komunikuar me tyre, ku nëpërmjet këtyre etiketimeve bënin edhe dallimin e drogës.
Në cilësinë e provës materiale 22 kg drogë, prej tyre 17.2 kg hashash, 1 kg marijuanë, 1.2 kg heroinë dhe 2.2 kg kokainë, ku me vlerë tregu shkon në 1.5 milionë euro.
Operacioni i zhvilluar mbrëmjen e së hënës dhe natën duke u gdhirë e marta, u shtri në provincat e Milanos, Modenas, Bergamos, Reggio Emilias dhe Cremona dhe gjatë tij u sekuestruan pasuri të paluajtshme me vlerë prej afro 1 milionë euro.
Po ashtu trafikantëve iu gjetën dhe sekuestruan rreth 50 mijë euro para të thata./noa